Prokuroria e Posaçme

Kronikë

Listat e patronazhistëve/ SPAK: Nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje

27 Maj 2021, 11:15| Përditesimi: 27 Maj 2021, 15:04

  • Share

Pas verifikimeve, Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin vëren se listat e patronazhistëve të PS që nxiten debate para 25 prillit, për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. 

Këto dy vepra janë kompetence e SPAK. Burime për Report Tv për gazetarin Arsen Rusta bëjnë me dije se ky hetim është në fazat e fundit dhe nëse nuk do të faktohet korrupsioni, do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.

Patronazhistët nxitën shumë debat në arenën politike pak para zgjedhjeve, ku në një database me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, u tha se po përdoren nga PS.

Ndërkohë që Report Tv, përmes një liste të siguruar ekskluzivisht, vërtetoi atë që ishte paralajmëruar edhe nga mazhoranca, por edhe nga të tjerë figura të rëndësishme politike, se edhe partitë e tjera opozitare kishin të njëjtin sistem si punë të përditshme të tyre. Lista që Report Tv siguroi ishte një pjesë e gjithë asaj që zotëronte PD, e cila nuk kishte një database të plotë por të copëtuar.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?