LISTA/ Pushtimi i Ukrainës, BE miraton një sërë sanksionesh të reja

8 Prill 2022, 23:19| Përditesimi: 8 Prill 2022, 23:21

  • Share

Bashkimi Evropian ka miratuar një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë dhe subjekteve që kanë lidhje me Kremlinin. Detajet u publikuan të premten, shkruan BBC.

Ato përfshijnë:

-Ngrijnë asetet dhe ndalohen udhëtimet për 216 individë , përfshirë dy vajzat e Vladimir Putinit, Ekhaterina Tikhonova , 37 dhe Maria Vorontsova, 37 vjeç

-Të prekur janë gjithashtu German Gref , kreu i Sberbank, banka më e madhe e Rusisë; prodhuesi i armëve dhe miliarderi Oleg Deripaska dhe zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Igor Konashenkov

-Sanksione ndaj 18 firmave të tjera , duke përfshirë pesë nga bankat më të mëdha të Rusisë

-Ndalimi i importeve të qymyrit, veprimi i parë që BE ka ndërmarrë deri më tani kundër sektorit energjetik të Rusisë

-Ndalimi i importit të mallrave të tjera duke përfshirë dru, vodka dhe produkte kimike, vlerësohet të përbëjë të paktën 10% të të gjitha importeve nga Rusia

-Ndalimi i eksportit të mallrave duke përfshirë karburantin e avionit dhe pajisjet e transportit

-Një ndalim eksporti për teknologjitë, duke përfshirë kompjuterët kuantikë, gjysmëpërçuesit e avancuar dhe elektronikën e nivelit të lartë

-Ndalimi i anijeve ruse që përdorin portet e BE-së

-Ndalimi i kamionëve rusë dhe bjellorusisë që të hyjnë në territorin e BE-së, përveç nëse ato transportojnë produkte mjekësore, ushqime ose ndihmë humanitare


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?