Toni Kroos

Lista/ Miqësoret me Francën dhe Holandën, ylli i Real Madrid rikthehet te Gjermania

14 Mars, 17:36| Përditesimi: 14 Mars, 17:52

  • Share

Toni Kroos zyrtarisht është i rikthyeri i madh te kombëtarja gjermane e futbollit. Mesfushori i Real Madrid ka bërë prapakthehu edhe pas kërkesës së trajnerit Nagelsmann është bashkuar me ekipin dhe do jetë në Europianin 2024.

Përpara ndeshjeve në grupe, Kroos do tregojë formën në dy miqësoret e luksit këtë muaj. Kundër Francës në 23 mars dhe tre ditë më vonë kundër Holandës, Gjermania do duhet të tregojë në fushë se i ka lënë pas problemet me ndërrimin e brezave.

Gjermania është pjesë e grupit A në Europianin e shtëpisë (14 qershor-14 korrik), grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?