Hansi Flick

LISTA/ Kombëtare rinore, Hansi Flick ndryshon Gjermaninë për Euro 2024

2 Qershor 2023, 15:21
  • Share

Kombëtarja gjermane e futbollit do luajë tre ndeshje miqësore në datat e lira të UEFA-s. Në 12 qershor, gjermanët përballen me Ukrainën, teksa në 16 luajnë kundër Polonisë dhe në 20 kundër Kolumbisë.

Trajneri i "Panzerave", Hansi Flick ka bërë me dije edhe listën e futbollistëve që do ketë të gatshëm për këto ndeshje. Janë lënë jashtë disa emra të mëdhenj si Thomas Muller, Marco Reus. Jashtë edhe Serge Gnabry, i cili është i dëmtuar dhe Mario Gotze, i cili do të luajë të shtunën në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Dortmundit.

Rikthehen lojtarë si Antonio Rudiger, Leroy Sane, Robin Gosens dhe Jamal Musiala, të cilët humbën ndeshjet e fundit kundër Perusë dhe Belgjikës në mars.

Lista e lojtarëve

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?