Trofeu i Kupës së Botës

LISTA/ Abraham dhe Tomori mbeten jashtë, Southgate zbulon Anglinë në Botëror! Nuk mungon Maguire

10 Nëntor 2022, 15:20
  • Share

Botërori 2022 nis në 20 nëntor dhe Anglia ka mësuar skuadrën që do tentojë trofeun e rëndësishëm. Trajneri Gareth Southgate ka bërë publike listën me 26 emrat që do udhëtojnë për në Katar. Pjesë e listës janë Maguire dhe Cullum Uilson.

Jashtë Botërorit mbrojtësi i Milan, Tomori dhe sulmuesi i Romës, Abraham. Për shkak të dëmtimit mbetet jashtë Jarrod Bowen, Joe Gomez dhe James Uard-Prouse. Në grupin B të Kupës së Botës Anglia përballet me Iranin, SHBA-në dhe Uellsin.

Lista:

Portierët: Pickford, Pope, Ramsdale;

Mbrojtësit: Alexander Arnold, Coady, Dier, Maguire, Shaw, Stones, Trippier, White, Walker;

Mesfushorët: Bellingham, Gallagher, Mount, Kalvin Phillips, Henderson, Declan Rice;

Sulmuesit: Foden, Grealish, Harry Kane, Maddison, Rashford, Saka, Sterling, Wilson.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?