Ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka

Liroi trafikantin e emigrantëve për 6 mijë euro, GJKKO i heq 'arrestin e shtëpisë' Mimoza Margjekës

24 Nëntor 2020, 14:54| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 15:12

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-gjyqtare Mimoza Margjeka, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Ndërsa për Arben Carën bashkëshortin e gjyqtares, Nejton Balin, Klaudio Zhillën dhe avokatin Skënder  Damimi janë lënë e fuqi masat e sigurisë të dhëna më herët. Damini është në arrest në shtëpi, të tjerët në burg.

Ish-gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka u arrestua pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin, i cili ishte në burg nën akuzën e trafikut të emigrantëve.

Bashkë me Margjekën u arrestuan edhe burri i ish-gjyqtares, Arben Cara edhe avokati dhe vëllai i Orion Balit, Skënder Damini dhe Nejton Bali, si edhe sekseri Kaludio Zhilla.

Avokati Skënder Damini që mbronte Orion Balin përmes njohjeve të tij ka ndërhyrë që përmes ryshfetit ta nxirrte atë nga burgu, duke i kërkuar 6 mijë euro, ku të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK.

Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi dhe shkarkimi i saj janë politike, pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës që ka me probleme shëndetësore. 

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 24/11/2020 17:51

    Po c prova nuk paska kopsitur prokuroria? As nje gje nuk justifikojne dot me pagat e tyre, makina , shtepi, pushime e studime,nqs futesh me hollesi pastaj.....akoma prova????

    Përgjigju
  • ylviu: 24/11/2020 17:47

    Derr maloke, nje hajdute e ndyre...

    Përgjigju
  • Jeni çezarit cfare i takon: 24/11/2020 16:59

    O media e nderuar, a e kuptoni ku fle lepuri apo jo!!! Sistemi perseri eshte i kalbur e korruptuar POR MOS E HARRONI EDHE I PAAFTE! Kjo zonja eshte hajdute, eshte pazarxheshe si gjithe shoqet e shoket por PROBLEMI ESHTE sepse prokuroret nuk dine dhe nuk duan ti kopsitin letrat. Jane shtyre nga dikush tjeter e kane bere nje dosje paçavure, ska asnje prove more qe kjo ka marre leket a e kuptoni. Kjo nuk meriton te jete gjyqtare duhet fluturuar nje ore e me pare e i duhet konfiskuar pasuria por ne rastin konkret ska prova ska bere prokuroria hetim profesional. Kaq eshte e gjithe dhe i ritin piket kesaj pastaj e nxjerrin heroine. A moj ambasade amerikane cpo tallni tr..n edhe ju, burrokrate te piset.

    Përgjigju
    • Llazi: 24/11/2020 17:17

      Ambasada Amerikane drejton këtë vend ka kohë, tani e ka mbërthyer më mirë, bën vaki edhe për ne banjo I marrin leje politikanët tanë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?