Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Liroi të fortët nga burgu, ILD kërkon shkarkimin e gjytares së Krujës! Historia me abuzime dhe shkelje të rënda profesionale

11 Dhjetor 2020, 13:36| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 14:08

  • Share

Një tjetër gjyqtare është vënë në shënjestrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pas vendimit nga KLGJ për shkarkimin e Markelian Kuqos, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gazetari Arsen Rusta raporton se gjyqtarja ka qenë në hetim që prej qershorit të kaluar, pasi ka liruar disa të dënuar përjetë. 

Hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar KLGJ,  bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Veprimet dhe sjelljet e magjistrales përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Një vendim i tillë erdhi në atë periudhë si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit. 

Kush është Enkelejda Hoxha? Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Shqiptarja.com ka sjellë në vëmendje ekskluzivisht  historinë e 15 gjyqeve, se si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës, me pasurinë e pazakontë, për të fituar lirinë. Në një dalje të veçantë për mediat, lirimin e Dolkes, ministrja Etilda Gjonaj, e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të. 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?