Nxori nga burgu të fortët, ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha përfundon dënimin! Lirohet nga qelia

12 Qershor 2022, 10:38| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 13:43

  • Share

TIRANË- Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin. Edhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi ka lënë qelinë. Hoxha akuzohej për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në  tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar 1/3 ndaj i mbetën 2 vite burg.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?