Liroi kamionin me dru të paligjshme, arrestohet polici që ka shërbyer si shef në Mirditë! Të premten jepet masa

23 Korrik 2020, 10:52| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 11:08

  • Share

Thoma Zizi, një efektiv policie, do të përballet nesër me prokurorinë e Dibrës lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Aktualisht polici është me detyrë i komanduar te Operacioni Forca e Ligjit, por burime të Report Tv bëjnë me dije se çështja e tij nuk ka lidhje me këtë detyrë, por me kohën kur ai ka qenë shef në Mirditë.

Hetimi për policin është kryer nga SHÇBA, e cila më pas edhe e ka arrestuar. Kjo për shkak se nga hetimet ka rezultuar se Zizi ka favorizuar dy persona, duke i liruar kamionin e bllokuar me dru të prerë në mënyrë të paligjshme. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në 2019.

Zizi akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre, ndërsa nesër do të mësojë masën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?