Markelian Kuqo dhe Gert Gjinarari

Liroi 'Gjeneralin', KLGJ shqyrton kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit, caktohet relatori

26 Gusht 2020, 13:00| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 13:04

  • Share

TIRANE-Këshilli i Lartë Gjyqësor mori sot në shqyrtim kërkesën e ILD-së për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, i cili liroi nga burgu në 14 shkurt 2019, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali".

Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.

Në vendimin e gjyqtarit shkruhej se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri, por kjo mund t'i kushtojë shkarkimin nga detyra.

Tashmë relatori i cështjes do të jetë Dritan Hallunaj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit me argumentin se vendimi është i paligjshëm dhe cënoi interesin publik duke liruar nga burgu Gjinararin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?