Gramoz Murataj

Lirohet nga qelia Igli Oboni, personi i fundit që ndodhej në burg nga 115 të arrestuatit për bastet sportive

15 Prill 2020, 12:05| Përditesimi: 15 Prill 2020, 14:40

  • Share

Igli Oboni, personi i fundit që ndodhej në burg nga të arrestuarit e operacionit “Fati i lojërave”, është liruar nga qelia. Oboni, ishte i vetmi që ndodhej në qeli mes 115 persona të arrestuar dhe proceduar penalisht për organizim të basteve sportive. Vendimi për lirimin e Igli Obonit është marrë nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për të arrestuarin. Ndërkohë në 19 mars 2020 gjykata e Apelit Tiranë, me gjyqtar Ridvan Hado, Elona Toro dhe Asim Vokshi, kanë vendosur të zbusin masën e sigurisë për 1 nga personat kryesorë të këtij grupi Gramoz Murataj, vëllain e Besnik Murataj, të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eccobet” në Tiranë.

Ndaj Gramoz Murataj gjykata vendosi të caktojë masën e “Arrestit në shtëpi”. E njëjta masë është vendosur edhe për Ervis Mulaj, i cili nga “Arresti në burg” do të kalojë në “Arrest shtëpie”. Mulaj është vëllai i kryetares së KPA (Vetting) Natasha Mulaj. Ndaj Ervis Mulaj, është ngritur akuza e “Organizimit të  basteve sportive” dhe “Fshehje të ardhurash”. Gjatë operacionit “Fati i lojërave” në total në rang vendi janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparatë celular, një numër i konsiderueshëm televizorë plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale e një armë zjarri pistoletë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?