Lirohet nga qelia deputeti i ardhshëm i PD që u arrestua se ishte i dehur në timon! Postimi në Facebook: Jam në shtëpi! Gëzuar ditën e Verës

13 Mars 2023, 21:21| Përditesimi: 13 Mars 2023, 21:28

  • Share

1678739097_qanixhafa.jpg

Qani Xhafa, deputeti i ardhshëm i PD që do të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend është liruar nga qelia. Ai ishte në pranga prej një aksidenti rrugor që u shkaktua se ishte në gjendje të dehur. Në një postim në Facebook, Xhafa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

"Mirëmbrëma të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore!

Ju falenderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës!" - shkroi Xhafa.


Lajmi kryesor:

Do të zëvendësojë Luçiano Boçin në Kuvend, deputeti i ardhshëm i PD i dehur në timon bën aksident! Prangoset nga policia, lirohet një ditë pas ngjarjes


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?