Ish- zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hanit Bonati

Politikë

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Infrastrukturës

2 Qershor 2021, 22:32| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 22:34

  • Share

Hanit Bonati është liruar ditën e sotme nga detyra e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ndërsa nuk bëhet me dije se kush do të emërohet në këtë post në vend të tij.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

vendosi:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?