Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit Lefter Shehaj, ja kush e zëvendëson

20 Dhjetor 2023, 20:07| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 21:45

  • Share

Është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Fierit Lefter Shehaj. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërsa në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilalaj.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?