Ali Hallaçi

VKM/ Rama liron nga detyra prefektin e Kukësit, Ali Hallaçi! Ish drejtori i Tatimeve prefekti i ri por dhe kandidat i mundshëm PS-së për bashkinë

19 Korrik 2023, 20:25| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 21:43

  • Share

KUKËS- Prefekti i qarkut Kukës, Ali Hallaçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave. Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kjo detyrë do t’i besohet Albert Halilaj.

Burime nga kampi rozë për Report TV bëjnë të ditur se Ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës, nga sot prefekt i qarkut do të jetë dhe kandidati i PS-së në zgjedhjet që do të mbahen në Kukës pas shkarkimit të Safet Gjicit, informon gazetari Ermal Qori.

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023 pas një video skandali të publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës së bashkisë. Kjo e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie. Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë për korrupsion pasiv, pasi në videon ai shfaqet duke i ofruar mbështetje financiare gruas në fjalë mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës”, thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazepi: 19/07/2023 21:02

    Nazmi Hallaçi doganes me hajdut se gjithe Hallaçt nashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?