Klevis Qose do të jetë Drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të burgjeve. Qose do të pasojë në këtë post Florent Sulçen, i cili u lirua sot nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës.
"Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose", thuhet në njoftim.
Komento