Lirohet nga burgu Ismail Morina, kuksiani që ngriti dronin në Beograd

31 Maj 2022, 13:50| Përditesimi: 31 Maj 2022, 16:22

  • Share

DURRËS- Kuksiani që ngriti dronin në Beograd, Ismail Morina është liruar nga burgu. 

Avokati i tij Gramoz Lika ka bërë me dije se në seancën e sotme, Gjykata ka pranuar kërkesën e Morinës, për t'u hetuar në gjendje të lirë.

"Nga ky moment është i lirë, do tedurat për ta liruar, u pranua kërkesa e tij që të hetohet i lirë, do e konvertojë në shërbim prove, se ska qenë në dijeni", tha Lika në përfundim të seancës.

Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nani: 01/06/2022 05:17

    E arrestoi para ndeshjes policia dhe liron sot gjykata. Po pse kaq te trashe na beni. Thoni qe injoranca e policise nga frika e ndonje droni tjeter e fut dhe nxjerr sipas qefit.

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2022 01:42

    Pavaresisht arsyes te zyrtarizuar te arrestimit,kam pershtypjen qe ia kishin friken mos bente ndonje antike tjeter gjate ndeshjes finale nderkombetare mes Romes e Roterdamit qe u mbajt te ish-/Q.Stafa/ne Tirane,prandaj dhe e mbajten brenda keto dite.Po te kishte akoma hesape te hapura me drejtesine aty e kishin,mund t'a kishin arrestuar dhe me pare! Koncidenca e arrestimit me kohen e ndeshjes eshte si shume e madhe!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?