Gordana Jankullovska

Lirohet nga burgu ish-Ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut

1 Nëntor 2023, 21:13| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 21:18

  • Share

Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska doli të mërkuren nga burgu, pas tre viteve vuajtje të dënimit. Ajo u dënua fillimisht me gjashtë vjet burg pas akuzave për blerjen e paligjshme të një autoveture "Mercedes Benz" me vlerë prej mbi 500 mijë eurosh për nevojat e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Por, dënimi më pas iu ul në katër vjet heqje lirie.

Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që ta lirojë me kusht ish-ministren; Ajo do të kthehej për të vazhduar dënimin nëse deri në tetorin e vitit të ardhshëm kryen një vepër tjetër penale.

Por megjithatë ka një proces tjetër gjyqësor kundër saj lidhur me çështjen e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Por, ka gjasa, sipas ekspertëve ligjorë, që ajo të lirohet edhe nga këto akuza pas lehtësimeve që parashikon Kodi i ri Penal për bartësit e funksioneve që kanë shpërdoruar detyrën.

Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës pranë Shkupit, Gordana Jankullovska kishte shërbyer në bibliotekën e burgut në pavijonin e grave, ndërsa është marrë parasysh fakti se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeç i cili “ishte privuar nga kujdesi amënor”, por dhe sjellja e saj shembullore gjatë vuajtjes së dënimit, sipas autoriteteve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?