Kylie Moore-Gilbert

Lirohet nga burgu i Iranit ekspertja e fesë islame Kylie Moore-Gilbert: Ndalimi ishte i gjatë edhe traumatik

26 Nëntor 2020, 12:51| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 12:56

  • Share

Ekspertja dhe pedagogia e fesë Islame Kylie Moore-Gilbert është liruar nga burgu në Iran, ku ndodhej prej vitit 2018 pasi u akuzua nga shteti islamik për spiunim.

Në një deklaratë të bërë për mediat ajo falënderoj mbështetësit e saj që e nxorën nga kjo eksperiencë të gjatë edhe traumatike.

Kylie është kthyer pranë familjarët e saj në vendin e origjinës Australinë, të cilët janë shprehur të lehtësuar që vajza e tyre më në fund është e lirë.

Mediat Iraniane bëjnë me dije se lirimi i Kylie Moore është bërë në shkëmbim të tre shtetasve iranian të cilët ishin ndaluar jashtë vendit, videoja e shkëmbimit është shpërndarë në mediat iraniane dhe është bërë menjëherë virale.

 

Ekspertja dhe pedagogia e fesë islame pas mbarimit të një konference e cila është mbajtur në Iran, ka marrë akuza për veprën penale të spiunazhit, për të cilën është  dënuar me 10 vjet nga gjykata iraniane. Ajo është mbajtur në burgun e Evin-it në izolim të plotë ndërkohë që autoritetet australian bënin maksimumin për lirimin e saj.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?