Anija që bllokoi prej një jave Kanalin e Suezit

Bota

Lirohet më në fund Kanali i Suezit, zhvendoset anija që e bllokoi prej gati një jave

29 Mars 2021, 16:03| Përditesimi: 29 Mars 2021, 16:07

  • Share

Anija gjigante Ever Given që bllokoi Kanalin e Suezit prej gati një jave, më në fund është lëvizur, duke zhbllokuar rrugën ujore për kalimin e anijeve. Anija, me gjatësi 400 metra, ngeci pasi kapiteni humbi kontrollin si pasojë e erës së fortë, duke shkaktuar një trafik të jashtëzakonshëm anijesh.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të botës për tregtinë dhe kompanitë u detyruan të ri-drejtojnë anijet drejt një rruge alternative.

Për të zhvendosur anijen me peshë 224 mijë ton, u pastruan afërsisht 30 mijë metra kub rërë.

Aktualisht ka më shumë se 370 anije që presin të kalojnë përmes kanalit, duke përfshirë anije kontejnerësh e cisterna.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?