Foto ilustruese

Lirohet ish-drejtori i OSHEE Mirditë, lihet në ‘arrest shtëpie’! Prokuroria: Qëlloi bashkëfshatarin për vetëmbrojtje

29 Tetor 2022, 10:42| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 10:45

  • Share

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i cili u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, është liruar nga qelia.

Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndryshimi i masës erdhi me kërkesë të prokurorisë, e cila ndryshoi akuzën ndaj Nikollit nga “Plagosje e rëndë me dashje”, “Në plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, pasi sipas organit të akuzës nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.

Altin Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezultoi te jetë përfshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 29/10/2022 12:07

    Drejtor oshee...haha. Po he pra cne drejtor. Kur seshte inxhinier. Pse nuk pysni ne oshee si meren ne pune keta qe sjane inxhiniera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?