Ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Xhemal Gjunkshi

Lirimi nga detyra i Meçollarit/ PD: Rrezik për sigurinë kombëtare! Bashkëpunonte me atashetë e huaj jo të NATO-s! Hetojeni

9 Gusht 2020, 10:50| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 10:58

  • Share

TIRANW- Lirimin nga detyra të zëvendës komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari  një ditë më parë, e ka komentuar edhe Partia Demokratike.

Në një reagim ish deputeti i selise blu, njëkohësisht ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Xhemal Gjunkshi thotë se Artur Meçollari është aktivizuar në Forcat e Armatosura nga qeverisja e Partisë Socialiste, pasi ishte përjashtuar në 2013 për veset e tij, që sipas Gjunkshit, përbënin rrezik për sigurinë Kombëtare.

Ish deputeti i Partisë Demokratike akuzon ministren Xhaçka se e ka emëruar  “de facto” Komandant te Forcave Detare Meçollarin, i cili sipas tij, ka kryer shkelje të njëpasnjëshme. Në reagimin e tij, Gjukshi shprehet se Meçollari ishte kthyer ne tmerrin e peshkatarëve dhe operatorëve turistik, duke iu vendosur gjoba, madje hedh akuza më të rënda duke thënë se bashkëpunone me atashetë e huaj jo anëtarë të NATO-s pa lejen e ministrisë së Mbrojtjes duke darkuar në shtëpi.

 “Meçollari është bërë tmerri dhe gjobvënësi i peshkatarëve dhe i operatorëve turistikë që vizitojnë Ishullin e Sazanit, të cilët pa paguar haraçin nuk mundet të dalin ne det. Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet për në ishullin e Sazanit. Jep dhe heq leje selektive për personelin që opërojnë në gadishullin e Karaburunit, sidomos është bërë pengesë për firmat e peshkimit. Emërimet e personelit  bëhen sipas afrimitetit me Mecollarin dhe në mosperputhje të theksuara gradë-funksion,” shkruan ish deputeti.

Për të gjitha këto shkelje, përfundon Gjunkshi, duhet të nisin hetimet menjëherë. Artur Meçollari u lirua ditën e djeshme nga detyra me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka pasi kishte planifikuar zhvillimin e një feste në anijen e rojes bregdetare. Në reagimin që Meçollari pati për Report Tv, ai tha se për organizimin e festës kishte marrë urdhër nga një zyrtar i Ministrisë, por pa dhënë një emër konkret.

Deklarata e plotë e Xhemal Gjunkshit
Xhemal Gjunkshi: Artur Mecollari u gradua nga Olta Xhacka. Duhet te hetohet per shkeljet skandaloze te ndodhura prej tij. Meçollari Sfidon Xhaçken! “Vesi del me shpirtin”, kështu thotë një fjalë e urtë popullore! Shkarkimi i Artur Meçollarit i personit me vese. Artur Mecollari i perjashtuar nga shkolla e Detarise nje vit per pervetesimin, vjedhjen e materialeve shokeve te shkolles dhe pronen publike. Me urdher te Ministrit Mbrojtjes, u largua nga Forcat e Armatosura ne vitin 2013, per “Veset” e tij te shumta, duke cenuar Sigurine Kombetare, duke bashkepunuar me Atashete e Huaj Ushtarak, jo anetare te NATO-s akredituar ne Shqiperi pa leje te MM, madje duke i ftuar dhe darkuar ne shtepi.

Pavarësisht se ishte Ushtarak me Vese, per te cilen dhe u lirua nga Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e dashuruar me njeriun me vese, ne kundershtim me ligjin e aktivizoj perseri ne rradhet e Forcave te Armatosura, duke e emeruar si Drejtor Inspektimi te Kabinetit te saj. Me vone dyshja Rama-Kodheli e emruan ne Komisionin e ndarjes se Detit. Olta Xhaçka e gradoi duke e emeruar “de facto” Komandant te Forcave Detare. Artur Meçollari si Zv.Kom. FD, ka shmangur drejtimin e operacioneve detare nepermjet QNOD, dhe i ka drejtuar vete ne menyre autokrate, duke i mbajtur ne fshehtesi dhe pa i vene ne dijeni shefat e degeve, komandantin e Flotes  dhe Qendren Operacionale te FD.

Ne Forcat Detare kane humbur, jane pervetesuar (vjedhur) 34 mije litra karburant te anijeve vitin e kaluar. Cfare ka ndodhur? Personeli pergjegjes dhe i dyshuar vazhdojne qetesisht te punojne. Asnje hetim dhe venie para pergjegjesise shkaktaret e kesaj mega vjedhje. Emerimet e personelit  behen sipas afrimitetit me Mecollarin dhe ne mosperputhje te theksuara grade-funksion.

Tre Kapitene te Rangut te pare aktualisht punojne ne reparte kembesorie, nderkohe qe Shefi i Shtabit te FD dhe kom.Flotiljes jane Kap.Rang II-te. (Per ju lexues: Kap. Rangut pare eshte Kolonel. Kapiten i Rangut dyte eshte Nenkolonel.) Keto jane emerime nepotike te Xhackes bandes se saj me Mecollarin ne kundershtim te plote me ligjin dhe funksionimin e gradave ne FA. Meçollari eshte bere tmerri dhe gjobvenesi i peshkatareve dhe i operatoreve turistike qe vizitojne Ishullin e Sazanit, te cilet pa paguar haraçin nuk mundet te dalin ne det.

Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet per ne ishullin e Sazanit. Jep dhe heq leje selektive per personelin qe operojne ne gadishullin e Karaburunit, sidomos eshte bere pengese per firmat e peshkimit, per te cilen eshte bere problem ne media disa here. Ministria e Mbtojtjes Olta Xhacka lejonte qe ky hajdut, ky gjobvenes te drejtonte Forcat Detare. Ka mbajtur dhe ka perdorur uniforma te shteteve te ndryshme, jashte kritereve te Manualit te miratuar per uniformat ushtarake,

Kurset institucionale dhe gradat ua ka dhene njerezve qe kane afrimitet me te dhe qe i perzgjedh ai dhe jo atyre qe u takon. Organet e drejtesise per te gjitha keto shkelje duhet te fillojme menjehere hetimet dhe te vene para drejtesise te gjitha ata qe Vesi ju del me Shpirtin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 09/08/2020 12:42

    Propaganda e partise nga padia per nje person ka nje distance te madhe Gjunkshi dihet se perse e larguan nga shef i shtabit .Nese Mucollari ka bere kaq shkelje ligjore duhet ju si denoncues politik ,te beni padi penale per te gjitha shkeljet ligjore ,dhe jo vetem denoncime qe popullit i tejngopur as qe i beson .Faktet jane ato qe bindin dhe jo mllefi politik I zakonshem nga SHQUPI

    Përgjigju
    • Tullum Tullumi: 09/08/2020 17:37

      Na e thuaj pse iku Gjunkshi, se nuk e di?

  • Tosi: 09/08/2020 11:42

    Shume shpejt do prononcohet per kete problem ish shefi ushtarak i partise demokratike qe rrezoi ushtrine brenda nates ne 97 dhe i la depot e armeve ne duart e bandave, Gjeneral major Shabon Tapia ( shoku i ngushte i Gazidedes).

    Përgjigju
  • Peshkatari: 09/08/2020 11:36

    Shum gabim qe nuk u arrestua ky bandit.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?