Kronikë

Lirimi i hapësirës bregdetare nga zaptuesit pa leje, vijon pa probleme operacioni në Durrës, procedohen 4 administratorë subjektesh

2 Korrik 2021, 13:34| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 13:42

  • Share

Operacioni "Bregdeti Ynë" vijon të lirojë hapësirat e zaptuara pa leje në bregdet, ku ditën e sotme janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh në Durrës.

Kontrollet ditën e sotme u shtrinë në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta persona kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.    

Si rezultat i kontrolleve, deri më tani janë kontrolluar 160 parcela dhe janë hequr rreth 600 çadra dhe 1300 shezlongë.   

Ndërkohë operacioni vijon pa probleme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?