Politikë

Përplasja për lirimin e zyrave të FRD-së, Gjykata Administrative kthen për plotësim padinë e Sali Shehut

1 Prill 2021, 15:05| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:12

  • Share

Gjykata Administrative ka kthyer mbrapsht kërkesë padinë e Frymës së Re Demokratike të drejtuar nga Sali Shehu për pezullimin e vendimit për largimin nga zyrat pronë e Bashkisë së Tiranës.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, trupi gjykues vlerësoi se padia përmban pasaktësi të mëdha dhe e ktheu atë për plotësim të metash.

Kjo padi u dorëzua më 23 mars nga Sali Shehu, i cili kërkoi në hetim të çështjen në themel. Kjo padi erdhi pak orës pas rrëzimit të padisë së parë nga Gjykata Administrative pikërisht për këtë çështje.

Lirimi i zyrave solli një përplasje të ashpër mes Sali Shehu, presidentit Ilir Meta kundër efektivëve të policisë, të cilët ishin aty për të zbatuar urdhrin e Bashkisë Tiranë për lirimin e  zyrave që janë në pronësi të saj. Bashkia e Tiranës i ka kërkuar kryetarit të FRD, Sali Shehu, të lirojë katin e tretë të ish selisë së PD, e cila është në pronësi të bashkisë, pas  përfundimit të kontratës 4 vjet më parë. 

Por edhe pse Sali Shehu pretendon se duhet të ketë një zyrë falas, me ikjen e Bamir Topit, FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra. FRD nuk është parti me përfaqësim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon Bashkinë e Tiranës të sigurojë seli për partitë që nuk përmbushin këto pika të ligjit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?