Liriku Skënder Rusi boton ciklin me poezi të zgjedhura, ‘Dalëngadalë unë po bëhem ikje’ promovohet në Korçë

28 Tetor 2023, 14:41| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:02

  • Share

Vargjet e poetit lirik Skënder Rusi, shoqëruar me tingujt e violonçelws dhuruan emocione të papërshkueshme për dashamirësit e poezisë, që mbushën Muzeun e Artit Kombëtar Mesjetar të Korçës.

“Dalëngadalë unë po bëhem ikje” titullohet përmbledhja poetike që u promovua në vendlindjen e potetit, i cili në 5 dekada ka shkruar 26 libra.  Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, poeti i madh interpretoi disa vargje të ndjera.

“Dhe vjen një çast që në këtë anije  s’do jem…

“Unë i dhashë asaj lavdinë ajo më tha vdekjen”

I biri, Eris Rusi, në rolin e redaktorit letrar u shpreh se “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” është veç një metaforë, pasi poetët e kanë fituar përjetësinë.

“Poetët nuk ikin asnjëherë, sepse poezia mbetet përgjithmonë”.

Më tej referoi dekanja e Fakultetit të Edukimit, Jonela Spaho, e cila i dorëzoi Skënder Rusit, titullin “Mirënjohje e Universitetit Fan Noli”.

“Për kontributin gjysmë shekullor në letërsi”.

Skënder Rusi ka lindur ne 1952 ne Korçe dhe ka një krijimtari të pasur letrare. Krijimet e tij janë përfshirë në antologjitë e disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër.  Po kështu ka qenë Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe drejtues i disa aktiviteve letrare.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?