Liria e medias, Basha: Situata në Shqipëri është përkeqësuar, qeveria ka frikë nga fjala e lirë

21 Prill 2020, 19:08| Përditesimi: 21 Prill 2020, 19:19

  • Share

Kreu demokrat Lulzim Basha duke iu referuar raporti të bërë nga organizata ‘Reporterët pa kufij’ thekson se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar. Në një reagim në rrjetet socaiale Basha thekson se kjo situatë ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike.

Në reagimin e tij Basha thekson se Rama përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, duke e larguar përditë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane. Basha mbyll reagimin e tij duke theksuar se censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë.

 

Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 21/04/2020 19:55

    Barbon. Idiot .njeriu me I peshtir ne bot

    Përgjigju
  • Shko mor: 21/04/2020 19:32

    KARABUSH bej nonje lobim se ke nam ke perfunduar per nga imazhi si uji „kulluar » i lumit Lane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?