Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

PROFILI/ Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

24 Janar, 17:55| Përditesimi: 24 Janar, 21:00

  • Share

Lira Pipa është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Nga viti 2019, Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit. Gjatë viteve 2016 – 2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. 

Studimet Master në Marketing, i ka kryer pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 2012 – 2014. Gjatë viteve 2013 – 2016, ajo ka punuar si asistente administrative dhe e marketingut në një studion ligjore  ku është angazhuar për organizimin e dokumentacioneve, raporteve dhe informacionit për kompaninë dhe për klientët, mbajtjen e të dhënave financiare të zyrës, përgatitja e faturave, listëpagesave, pasqyrave financiare dhe ndërlidhja me autoritetet dhe institucionet vendore për të gjitha shërbimet e nevojshme.

Krijimi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me në krye Blendi Gonxhen u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 8 janar të këtij të këtij viti.

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të     ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lira Pipa emërohet zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/01/2024 02:55

    Pipa na qenka urra lidhese mes Gonxhes e Rames! Paska punuar me pare ne DPSHTRR,domeni i Gonxhes,ndjek bosin ne ngjitjen e tij si min. i kultures-ekonomise-inovacionit dhe ka kredencialin e duhur qe kerkon Rama-master ne marketing,dicka shume e vlefshme ne fusha te tilla si kultura,turizmi,ekonomi,reklamimi i markes /Made in Albania/ ne te gjitha drejtimet qe mbulon ky amalgam ministrish.

    Përgjigju
  • Elsa: 24/01/2024 21:19

    Na la pa tekst me këtë lloj CV. Kjo detyrën e pashkruar në cv e paska qarë.

    Përgjigju
    • Por: 24/01/2024 21:52

      Po CV me dëshirë e ka bo

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?