Liqeni i Fierzës, kuotë maksimale, dëmtohen tokat bujqësore! Banorët e fshatit Breglumë: Prej 30 vjetësh, asnjë zgjidhje

7 Maj 2023, 18:19| Përditesimi: 7 Maj 2023, 18:24

  • Share

Arritja e kuotës maksimale në Liqenin e Fierzës për banorët e fshatit Breglumë, është një lajm shqetësues. Ata thonë se uji u janë shkatërruar të mbjellat, problem që e kanë prej 30 vitesh.

Edhe ketë pranverë liqeni i Fierzës nuk i kurseu banorët e Breg-Lumës në Kukës. Prodhimet e asaj pak toke bujqësore të mbetur u zhytën sërish nën ujë për shkak të kuotës maksimale të liqenit që ka arritur 295 metra.

Banorët janë kthyer në spektatorë të asaj çfarë po u humbet çdo ditë nga pasuria e tyre. S’kanë asnjë shpresë për të zgjidhur problemin pavrësisht se e kanë ngritur zërin prej gati 30 vitesh.

Fenomeni ndodh të paktën dy herë në vit, kur niveli i ujit në Liqenin e Fierzës, shkon drejt kuotës maksimale. Dhe kjo ka bërë që fshati i Breg Lumës buzë liqenit të shpopullohet.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?