Liqeni i Farkës, parku i dytë urban i Tiranës me risi për vizitorët (Foto)

13 Maj 2020, 11:21| Përditesimi: 13 Maj 2020, 11:24

  • Share

Parku i liqenit të Farkës po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar të kryeqytetasve për të kaluar orët e lira. Për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë mundësi argëtimi, Bashkia e Tiranës parashikon që ashtu si në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, edhe në Parkun e Liqenit të Farkës të sjellë pika rekreative për të gjitha moshat.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës po punon që së shpejti në këtë park të madh urban të kemi gati edhe këndin e forcës, duke synuar sa më shumë argëtim, relaks, qetësi, ajër i pastër, pse jo dhe aktivitet fizik.

Sakaq, punonjësit e Bashkisë kanë realizuar dezinfektimin e gjithë Parkut të Liqenit të Farkës për të garantuar sa më shumë siguri për frektuetuesit e tij, edhe në këto ditë të vështira, për shkak të situatës me Covid-19.

Me rikthimin në normalitet, Liqeni i Farkës, parku i dytë urban i Tiranës do të jetë gati për të mirëpritur vizitorët e tij.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?