Messi me familjen duke festuar Kupën e Botës

Lionel Messi u përlesh me shokun te Argjentina për Antonelën! Papu Gomez 'non grata' në kombëtare

22 Dhjetor 2023, 13:24| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 14:01

  • Share

Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës në "Katar 2022". Ka kaluar më shumë se një vit nga ai sukses, por tashmë problemet në radhët e Albicelestes po dalin në sipërfaqe. Papu Gomez, mesfushori i Monzas dhe Lionel Messi janë përplasur pas fitores ndaj Holandës në gjysmëfinale.

Papu Gomez nuk u ftua asnjëherë për të luajtur për Argjentinën pas Katarit, ndërsa mori një pezullim për doping në Serie A. Gjatë emisionit “A la Tarde” u zbulua se ka qenë vendimi i Messit që Gomez nuk do të vishte më kurrë fanellën e Argjentinës.

Gjithçka ka ndodhur gjatë festës së triumfit ndaj Holandës në gjysmëfinale të Botërorit. “Më jep Antonellën”, i tha Gomez - Messit, gjë që shkaktoi një reagim të furishëm.

"Të gjithë janë të lumtur sepse përparuan, të gjithë në dhomat e zhveshjes fillojnë të këndojnë. Çfarë thotë Alejandro El Papu? 'Dorëzo Antonelën, ma jep'. Imagjinoni sytë lazer të Messit... Karton i kuq i menjëhershëm", u tha në emision.

Kjo gjë e ka mërzitur Messin dhe mediat argjentinase prej ditësh po merren me këtë rast.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?