Lionel Messi

Lionel Messi: Një vit nga 'çmenduria' më e bukur e karrierës sime

19 Dhjetor 2023, 08:43| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 08:51

  • Share

Sot, 365 ditë më parë, Lionel Messi mori trofeun e çmueshëm me Kombëtaren e Argjentinës, i cili ishte i vetmi që i mungonte në kabinetin e tij të stërmbushur me trofe.

Ylli argjentinas udhëhoqi ekipin e vendit drejt triumfit në Kupën e Botës, që u mbajt vitin e kaluar në Katar.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” e kujtoi sot këtë sukses, të cilin e vlerëson si “çmendurinë më të bukur në karrierë”.

“1 vit nga çmenduria më e bukur ne karrierën time… Kujtime të paharrueshme që do të zgjasin një jetë. Gëzuar përvjetorin të gjithëve!!!”, shkroi Messi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?