Lionel Messi

Lionel Messi një legjendë, në Argjentinë kërkojnë ta vendosin në kartëmonedha

21 Dhjetor 2022, 19:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 19:20

  • Share

Lionel Messi pritet të jetë fytyra e re e kartëmonedhës "1000 pesos". në vendin e tij. Triumfi në Kupën e Botës ka bërë që suksesi të mbetet në histori dhe Banka e Argjentinës po mendon që ta jetësojë atë në një nga kartëmonedhat.

Sipas gazetës El Financiero, zyrtarët në organin qeverisës financiar të vendit të Amerikës së Jugut po shikojnë opsione për të shënuar triumfin historik të vendit të tyre në Kupën e Botës. Mbajtja e një fytyre të vogël të Messit në kartëmonedhën e madhe 1000 pesos thuhet se është një opsion i preferuar pasi shifra fillon me një "10" , numri i bluzës që vesh ai.

Në anën e pasme të pjesës së propozuar të kartëmonedhës është sugjeruar që do të mbishkruhet "La Scaloneta", pseudonimi i trajnerit argjentinas Lionel Scaloni. Kjo do të jetë për të nderuar sukseset e tij teksa ka fituar Kupën e Amerikës 2021 , Finalisma kundër kampionëve të Europës (Italisë) dhe fitoren në "Katar 2022".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?