Lojtarët e Argjentinës

Lionel Messi në stol, Argjentina e përshëndet me tre gola në 3 mijë metra lartësi! Brazili të bën 'me zemër' (GOLAT)

13 Shtator 2023, 13:46
  • Share

Argjentina dhe Brazili siguruan fitoret e dyta në po kaq ndeshje të zhvilluara për kualifikueset e Botërorit 2026 në zonën e Amerikës Latine. Kampionët e botës fituan 0-3 në Bolivi, ndërsa Brazili mposhti minimalisht 0-1 Perunë në transfertë.

Në stadiumin "Hernando Siles" në La Paz, Argjentina fitoi 0-3 kundër Bolivisë edhe pse Lionel Messi qëndroi në stol gjatë këtij takimi. Në 3 mijë metra lartësi mbi nivelin e detit, Albiceleste iu fal golave të Fernandez dhe Tagliaficos në pjesën e parë dhe Gonzales në të 83 minutë.

Nga ana tjetër, në "Stadiumin Kombëtar" në Lima, Brazili fitoi me vuajtje 0-1 kundër Perusë vendase. Në një ndeshje të luftuar ishte Marquinhos që gjeti golin në minutën e 90-të të ndeshjes, kjo pas asistit të Neymar.

Pas dy ndeshjeve të para, Brazili dhe Argjentina me gjashtë pikë ndajnë vendin e parë. Pas tyre Kolumbia, Uruguai dhe Venezuela.

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?