Luis Suarez

Lionel Messi i dëmtuar, Luis Suarez shënon dopietë dhe i jep kreun Interit (VIDEO)

16 Mars, 22:33| Përditesimi: 16 Mars, 22:34

  • Share

Inter Miami siguroi fitoren e tretë këtë sezon dhe kreun e MLS në Konferencën Lindore të futbollit në SHBA. Skuadra e yjeve mundi në udhëtim 1-3 DC United, teksa dopietë shënoi Luis Suarez.

Skuadra e Tata Martinos përmbysi ndeshjen pasi ishin vendasit që shënuan me Stroud pas 14 minutave lojë. Pjesa e parë u mbyll 1-1 dhe Campana vendosi ekuilibrat.

Futja e Suarez në pjesën e dytë bëri që uruguajani të shënonte dy gola në minutat 72 dhe 85. Messi këtë duel mungoi për shkak të lëndimit, teksa Inter Miami shkon në kuotën e dhjetë pikëve pas pesë javësh kampionat.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?