Ambasadorja Yuri Kim

Linja e energjisë 400 kv Shqipëri-Kosovë/ Ambasadorja Kim: Gur i rëndësishëm kilometrik

15 Dhjetor 2020, 17:22| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 17:24

  • Share

Ditën e djeshme ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, një hap i rëndësishëm dhe një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve. Këtë zhvillim të rëndësishëm e ka përshëndetur sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm.  

“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400 Kv midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor” – shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Në aktivitetin që u zhvillu dje me  rastin e nisjes së transmetimit të linjës, Kryeministri Rama deklaroi se për ta bërë këtë realitet kemi pritur 6 vite dhe se kjo linjë mbeti peng nga vetoja e Serbisë.

Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë, ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241.1 kilometrave, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës. Kjo vepër ka kushtuar 75.5 milionë euro.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?