Lin, Pogradec

Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë, Artan Shkreli: Ndodh një herë në 100 vjet, çmenduri për nga lashtësia

18 Korrik 2023, 18:41| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 18:45

  • Share

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, arkitekti i njohur Artan Shkreli e quan “një zbulim spektakolar nga ato qe ndodhin një here ne 100 vjet”.

“Ç M E N D U R I . N G A . L A S H T E S I A .

M E . I . V J E T R I . N E . E U R O P E !

nje vendbanim palafit (ndertim mbi pilota druri ngulur ne liqen) eshte zbuluar rishtaz ne Lin te Pogradecit.

Nje zbulim spektakolar ne vendin tone (nga ato qe ndodhin nje here ne 100 vjet) bere nga bashkepunim arkeologesh te nje ekipi helveto-shqiptar.

Behet fjale per nje vendbanim mbi’ujor te rreth 55 shekuj p.e.s. (!) Çmenduri per nga vjetersia…dhe me ekonomi bujqesore bashkangjitur - nder provat e para te bujqesise ne Europe, gjithashtu!

Konfirmimin, pas analizave me karbon, e jep Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës (Zvicer).

Ne foton e trete: gjate zbulimit te nje piroge te periudhes se neolitit (barke e ngjashme me ato perdorur deri vone ne zone).”-shkroi Shkreli.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?