Shkrimtarja Rita Petro

‘Lindur së prapthi’, Rita Petro në garë me 12 autorë të huaj për Çmimin Europian të Letërsisë!

29 Shkurt, 06:30| Përditesimi: 4 Mars, 14:58

  • Share

Shqipëria ka Rita Petron si kandidate për “Çmimin Europian të Letërsisë për 2024-ën”. Për romanin “Lindur së prapthi”, shkrimtarja është përzgjedhur nga një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i përbërë nga shkrimtarja Mimoza Ahmeti, studiuesja dhe pedagogia Elsa Skënderi dhe gazetari Aleksandër Çipa.

13 kandidaturat e ÇBEL për këtë vit janë:

• Shqipëria: Rita Petro, Lindur së prapthi

• Bullgaria: Todor Todorov, Хагабула

• Danimarka: Theis Ørntoft, Jordisk

• Gjermania: Deniz Utlu, Vaters Meer

• Hungaria: Puskás Panni, Megmenteni bárkit

• Islanda: María Elísabet Bragadóttir, Sápufuglinn

• Letonia: Daina Tabūna, Raganas

• Malta: Aleks Farrugia, Ir-Re Borg

• Holanda: Sholeh Rezazadeh, Ik ken een berg die op me ëacht

• Portugalia: Gabriela Ruivo, Lei da gravidade

• Serbia: Bojan Krivokapić, Vila Fazanka

• Sllovenia: Tina Vrščaj, Na klancu

• Tunizia: Arbia Braham, Jebel El Milh

Pasi të shqyrtohen të gjitha kandidaturat nga 7 anëtarët e jurisë, 5 çmimet do të ndahen pasditen e 4 prillit në Panairin e Librit në Place de l’Europe, në Bruksel. Të gjithë autorët e kandiduar do të promovohen vazhdimisht në skenën evropiane.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL), i mbështetur nga programi Creative Europe i Bashkimit Evropian, është një iniciativë vjetore për të njohur shkrimtarët më të mirë të letërsisë në zhvillim në Evropë.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?