Foto ilustruese

Kronikë

Lindjet shënojnë rënie në Shqipëri, u ulën me 10,6% në 3-mujorin e dytë të vitit

12 Gusht 2021, 15:24| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 15:28

  • Share

Numri i lindjeve ka shënuar rënie në tremujorin e dytë të 2021 në Shqipëri krahasuar me tremujorin e një viti më parë.

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit numri i lindjeve pësoi rënie me 10.6 % në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Për të gjithë 6-mujorin e parë numri i lindjeve në vendin tonë shënoi rënie me 2%.

Kurse numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2021 rezulton 5.777, duke shënuar një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2020. Shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve) në tremujorin e dytë 2021, pësoi rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020: nga 1.320 në 216 në 2021.

Rënia e lindjeve dhe e shtesës natyrore të popullsisë në Shqipëri, vit pas viti, është parë si një dukuri shqetësuese nga studiuesit e demografisë. Rritja e vdekjeve nga njëra anë për shkak të Covid-19 dhe rënia e lindjeve nga ana tjetër po e çon shtesën natyrore të vendit drejt zeros.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?