Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Politikë

Lindita Nikolla merr vendimin e parë si kryetare e Kuvendit: Të hënën seancë plenare

11 Shtator 2021, 16:42| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 16:54

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ka humbur kohë, duke marrë vendimin e parë në këtë detyrë, ndërsa ka përcaktuar ditën e hënë për mbajtjen e seancës së tretë plenare për këtë legjislaturë. Kuvendi do të mblidhet pasdite, në orën 17:00, për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.

Në rend të ditës është përcaktuar: zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues.

Nikolla u zgjodh si Kryetare e Kuvendit një ditë më parë dhe do të drejtojë këtë institucion të rëndësishëm për 4 vitet e ardhshme. Ajo mori 79 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa PD bojkotoi votimin, duke grisur fletët e votimit. Në dy seancat e mbajtura ditën e premte, u betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetares së parlamentit, ndërsa po dje Presidenti Ilir Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë, dalë fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, Rama i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë.

(Kliko këtu) Urdhër nr.1, datë 11.9.2021 i Kryetarës së Kuvendit “Për mbledhjen e Kuvendit në Seancë Plenare, datë 13.9.2021, ora 17.00

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 11/09/2021 22:07

    u keput ne bythe kjo me kete vendimin qe mori qe me duket si ikone e vjedhur e ndonje kishe fshati te thelle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?