Lindi në Itali, i riu shqiptar kthehet në Berat: Shtëpinë e stërgjyshërve e shndërrova në restorant, kontribuoni në vendin tuaj

31 Maj 2023, 17:34| Përditesimi: 31 Maj 2023, 19:04

  • Share

Kristian Kondi u lind në Brescia të Italisë, aty ku prindërit kishin emigruar 3 dekada më parë....Dashurinë për vendlindjen ia ka kultivuar nëna, ndaj në moshën 22-vjeçare, Kristiani u kthye për të ndjekur studimet e larta në një universitet privat në Shqipëri. Tashmë i diplomuar për “Ekonomi”, i ri i ka hyrë me pasion botës së biznesit në turizëm.

“Historia ime është e veçantë nuk jam lindur e rritur këtu por kam ardhur në moshën 22 vjecare. Vendosa të bëj shkollën këtu, kam mbaruar ekonomi ndërmarrje. 

Shtëpinë 100-vjeçare të stërgjyshes në lagjen muzeale “Mangalem” të Beratit e ka kthyer në një bar-restorant, duke ruajtur elementet e traditës.

 “Biznesin e kemi bërë këtu sepse nga ana emotive jam i lidhur me këtë pronë, kemi bërë dhe një plan biznesi, ishte qartë se statistikat ishin pozitive. Zona ku ndodhej shtëpia dhe tani është bërë restorant është në pozicion të mirë buzë rruge. Është një investim i mirë”.

Pozicioni buzë rrugës kryesore është mjaft i favorshëm, dhe njihet si toponim nga vendasit ndaj sot restoranti mban emrin e veçantë “Zonja Gjena”.

“Njerëzit këtu në Berat kur takoheshin thonin tek shtëpia e “Zonjës Gjena”. I vogël vija tek kjo shtëpi dhe më vinte keq teksa shikoja se po rrënohej, ndaj bashkë me mamanë tezen vendosëm ta shndërronim dhe ti jepnim jetë”. Kështu lindi dëshira jonë ti jepnin vlere kësaj shtëpie 100-vjeçare bashkë me Entela Koraqe, tezen koreografe Eneida Koraqe dhe kushëririn.”

Tradicionalja në arredim ndërthuret me modernen në kuzhinë, duke sjellë kulturën e vendit ku lindi, Italisë.

“Shërbejmë antipasta italiane vere italiane risoto pasta”.

Kristiani e sheh të ardhmen në Shqipëri, ndërsa për bashkëmoshatarët që gjithnjë e më shumë zgjedhin emigrimin, thotë se eksperienca në vendet e huaj është e rëndësishme, por pa harruar rrënjët.

“Mund të bëjnë eksperience e të kthehesh se s’ka gjë më të mirë se sa të kontribuosh në vendin tënd”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 01/06/2023 11:29

    BRAVISSIMO

    Përgjigju
  • shane: 01/06/2023 07:50

    Te lumte. Guri rende ne vend te vet.

    Përgjigju
  • Meri: 01/06/2023 07:49

    Unë,të uroj gjithë të mirat e kēsaj bote.je dal i ri ,e ke të gjithë jetën përpara,fillim i mbar,gjysma e punës,edhe nji herë suksese.... ,ahh...edhe nji " këshill",mos degjo llafet e njërzëve se,ne,jemi popull që fjalët e mira i kemi me recetë,kurse fjalēt e kēqia i kemi bajdava ,Ti ke lindur,e je rritur në Itali,shpresoj të jesh edukuar me kulturën e këtij vëndi,ku dashuria dhe respekti per njēri-tjetrin nuk mungon.'Qentë le të lehin,karvani të shkoj përpara:

    Përgjigju
    • Noc roku do ju ngel: 01/06/2023 09:33

      Ke të drejtë se karvani po ecën përpara ndërsa qentë vazhdojnë të lehin se si po zhvillohet Shqipëria.

  • Miri: 01/06/2023 06:27

    Po more,ne tjeret kemi dhe sduam te investojme per te kontribuar per vendin tone,ne tjeret kemi po sduam sepse na pelqen me shume qe te na shfrytezojne per lek buke,te huajt dhe gjysem te huajtë kane ca shprehje qe skan asnje far lidhje me realitetin e shqipris

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2023 01:35

    Mire ti qe paske shtepine stergjyshore ne nje lagje historike,ne nje qytet historik,po ne qe kemi vetem apt. nje dhome e guzhine nga ato te Enverit te ndertuara me pune vullnetare ne Tirane,cfare biznesi te bejme?!

    Përgjigju
  • 16 orë punë në ditë: 01/06/2023 00:07

    Të ectë mbarë në atë vend ku njerëzit nuk shikojnë punën e tyre por të tjetrit. Në skemat piramidale pjesëmarrësit duan të bëjnë fitime duke rekrutuar pjesëmarrës naivë që të humbasin investimet e tyre. Prandaj nuk bëhet ai vend ku kanë hedh grepat kap c'të kapësh KÇK-ja

    Përgjigju
  • Eda: 31/05/2023 22:09

    Mire ke bere o bir, por, me dashurine per vendin, nena te te kishte mesuar edhe gjuhen.Te ta mekonte me gjirin! Jo per gje, por si e paske marre diplomen ne Shqiperi me kete te folur! Edhe arbereshet e flasin me mire! Nejse, “In bocca al lupo!” per biznesin.

    Përgjigju
    • Evan: 01/06/2023 00:23

      Po si cdo gje tjetër që ka marrë dhe diplomën me të paguar, mos bëj sikur s'e di ti. S'i ky lokoja kërkojnë në Shqipëri.

  • Kujdes Sudja: 31/05/2023 18:24

    Një shqiptar kthehet, ???? ikin. Bilanci s'ka puntorë, s'ka prodhime vendase se dhe ato ikin për eksport. Emigrantëve Mos i hidhni kursimet e jetës aty ku të gjithë ikin se do ju duhet një jetë e dytë me marr mbrapsht investimin. Është si Sudja. Mbase nuk e merrni dot fare ose vetëm 50%.

    Përgjigju
    • Erik Lloshi: 31/05/2023 23:46

      Në Itali ka me mijëra shtëpi në fshatra që janë braktisur e po shiten me 1 euro. S'besoj se ka njeri zili se ky djali kthehet në Shqipëri a Itali me investu. Por Kujdes Sudja ka të drejtë për situatën në Shqipëri ku të rinjtë po largohen dhe kanë mbetur vetëm Sudja dhe KÇK njerëz në atë vend që hedhin grepa. Edhe kur dikush thotë kujdes kursimet e jetës, ata fillojnë ofendojnë.

    • Edi25252: 31/05/2023 19:12

      KujdesSudja : Mos ke gjë zili , që e kanë pronën e tyre dhe e kanë rregulluar kaq bukur ? Është lokali më i bukur në Berat . Është buzë rrugës dhe në lagjen më të bukur dhe të shtrenjtë . Ti “kujdes sudja” je nje zoraxhi dhe ziliqar

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?