Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

19 Prill, 16:45| Përditesimi: 19 Prill, 16:48

  • Share

Një foshnjë e vogël, e lindur vetëm 1750 gramë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, fitoi betejën për jetën falë përkushtimit të stafit të këtij spitali.

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël ia doli të fitojë betejën për jetën dhe sot u bashkua me familjarët e saj.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila vlerësoi punën e stafit mjekësor në Shërbimin e Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

“Raina e vogël, e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë, pas disa ditëve në terapi intensive, ia doli të fitojë betejën për jetën falë përkushtimit të stafit të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe sot u bashkua me familjarët e saj”, theksoi Koçiu.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • EX: 19/04/2024 18:48

    djali im ka lindi 700gr dhe eshte per mrekulli por jo ne shqiperi

    Përgjigju
  • Pacienti: 19/04/2024 17:04

    Spitali Shkodër tash dy dit pa skanër mund të informoni Ministren për situaten,se pacientet i drejtojnë nga privati ju lutem ngrieni këtë shqetësim të Shkodranëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?