Albi, fëmija afgan që lindi në Lezhë

Sociale

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Lezhë, nëna i vendos emrin shqiptar

30 Shtator 2021, 16:02| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 22:32

  • Share

LEZHË- Mirënjohja është ndjenja më e bukur dhe kur e gjen këtë te njerëzit në ditët e sotme, sigurisht është për t’u vlerësuar. Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një djalë që prindërit ia kanë vënë emrin Albi. Ai është sjellë në jetë nga një nënë 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Për këdo ky emër mund të jetë i zakonshëm, por historia që ajo mbart e bën të veçantë. Këtë emër do e mbajë një fëmijë afgan, që së bashkë me prindërit e tij erdhën nga Afganistani, pasi jeta e tyre rrezikohej nga regjimi i talebanëve. E në shenjë falënderimi e mirënjohjeje për vendin që i hapi dyert, atëherë kur më së shumti kishin nevojë, prindërit e pagëzuan me këtë emër kuptimplotë.

Kur Albi të rritet dhe ta pyesin shokët mbi kuptimin e emrit të tij, pa dyshim do ketë një histori për të treguar.

Ora 17:27
Lind fëmija i parë afgan në Lezhë, Rama: Mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështirë

Për ardhjen në jetë të fëmijës afganë në Lezhë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shkruan se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.

"Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira", shkruan Rama. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond koder rreshen: 01/10/2021 06:24

    Po perse ne koh te veshtira nuk lindin Njerezit ! . Sa e fyen Inteligjencen e ktij Populli megalomania jote Edo . Po ti e ke pas Gruan ne shpi,dhe e ke pa se procesi i lindjes zgjat nent muaj,dhe kjo Afganezja ka ardh ne Shqiperi me barkun te goja ! Pyete Spiropalin Edo,a lindin Grat ne koh te veshtira ? a esht lindja nje proces natyror qe spyet per kohen? Tani qe te jan shtu Grat ne Qeveri ke me shum Alternativa per te mesu "enigmen"

    Përgjigju
  • Remi: 30/09/2021 20:05

    Qe kur kane filluar te pagezojne femije myslimanet?

    Përgjigju
  • Qobani: 30/09/2021 15:42

    Evlad erdhum në shkalltë e Sojit te orezi,për me pasunu MENYN na duhet me shku hala ma fellë,kta që e kan Sojin e ultë smujn asë me ngran,të kujdesum për fëmij dhe penxionera

    Përgjigju
  • Aida: 30/09/2021 15:42

    Ik mor plehre se je bere i neveritshem. Nuk mendoja se do urreja njeri me shume se Berisha, por ja qe paskem qene gabim. Ti qenke antishqiptari me i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?