Lind bebja e parë për 2023! Është vajzë...vjen në jetë Promisa

1 Janar 2023, 00:33| Përditesimi: 1 Janar 2023, 12:42

  • Share

TIRANË- Bebja e parë për 2023 është vajzë! Ajo quhet Promisa dhe është shëndosh e mirë. Ajo lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Doktori Fatjon Balla është shprehur se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe foshnjet janë shumë mirë.

“Të dy lindjet ishin cezariane, e parë e seksit femër dhe i dyti djalë. Të dy janë shëndosh e mirë. Operacioni shkoi me sukses”, ka treguar doktori në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ai ka treguar edhe emocionet e ditës së punës në maternitet në maternitet.

“Dita e fundit ishte një ditë e zakonshme, një ecuri normale, kanë qenë 8 lindje, 5 lindje normale, dhe 3 çezariane”, përfundoi ai.

Një urim pati nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, ka shkruar ndër të tjera ministra.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 01/01/2023 10:15

    E rëndësishme eshte te mos ken emër shqiptare

    Përgjigju
  • Ardi: 01/01/2023 02:49

    Jete e shendet te ket ky engjell i vogel.E past jeten te bukur e plot diell!

    Përgjigju
  • Hasani: 01/01/2023 02:25

    Jete. te. gjate. Te. rritet. me. nene. e. baba. engjellushka. e. vogel.

    Përgjigju
  • Or tej: 01/01/2023 01:05

    Ca jane kto emra qe po vendosin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?