Limuzina Aurus

Limuzina luksoze, dhurata e Putinit për Kim Jong Un

20 Shkurt, 14:09| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:14

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një makinë luksoze të prodhimit rus. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, një sedan luksoz i përdorur nga vetë Putin, shkruan BBC.

Media shtetërore e Phenianit tha se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.

Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.

Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?