Safet Bajri

Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lë në fuqi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për 'të fortin' e Shkodrës

13 Korrik 2022, 11:37| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 11:56

  • Share

Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin për Safet (Rustem) Bajrin duke lënë në fuqi dënimin me 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg. Dënimi u dha nga drejtësia belge e cila është konvertuar në Gjykatën e Shkodrës dhe po shlyhet në Shqipëri. 

Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 8 vite burg për kreun e bandës së Bajrave në Shkodër, Safet Bajrin por Apeli vendosi 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg që është lënë në fuqi duke i shuar shpresat për liri. Ai u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”.

Më parë, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuar drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime. Safet Bajri u arrestua për llogari të drejtësisë belge, pasi akuzohet pwr disa vepra penale.

Arrestimi i tij u krye mbrëmjen e 20 shtatorit 2018 në zonën e ‘Xhamllikut’ nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokurorinë e Shkodrës ndërsa aksioni ende vijon. Operacioni nisi atë pasdite rreth orës 17:00 në Tiranë dhe Shkodër njëkohësisht për të goditur fisin Bajri dhe u arrestuan 11 persona.

Komento

Komente

  • Berdica: 13/07/2022 13:25

    bash ne kohe per zgjedhje po del ky peshkatari

    Përgjigju
  • Dardan: 13/07/2022 12:04

    As 1 vit për person te vrarë?

    Përgjigju
  • Beni: 13/07/2022 12:03

    Ca turpi, me 100 vepra penale dhe grup kriminal, Denohet vetem ky 6 vjet, Dhe me 2-3 vjet max del jashte dhe vazhdon Gjobat e krimet me keq!!! Shtet plere jo sot por ka 30 vjet shtet kriminal.

    Përgjigju
  • bela: 13/07/2022 11:49

    keta duhen denuar me burgim te perjetshem....

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 13/07/2022 12:40

      Shume dakort! Dhe ne izolim.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?