Foto ilustruese

Lihet në burg babai që do të shiste për 5 mijë euro fëmijën! Dëshmia në gjykatën e Durrësit: Isha i dehur! Më lini të lirë, jam i vetmi që mbaj familjen

10 Shkurt 2023, 11:34| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 11:41

  • Share

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin e identifikuar si Emre Nuredini, i cili akuzohet se nxori në shitje fëmijën e gjashtë.

Para trupës gjykuese, nuk ka pranuar që do shiste fëmijët dhe u përpoq të justifikohej duke thënë se ka qenë i dehur. 27-vjeçari ka kërkuar që të lihet i lirë pasi është i vetmi që siguron të ardhura për familjen.

“Dua të shkoj te fëmijët dhe nuk e di si e kanë bërë këtë. Atë ditë kam qenë i pirë. Unë jam i vetmi që e mbaj familjen me ushqim. Mbledh kanaçe. I dua fëmijët”, mësohet të ketë thënë Emre Nuredini.

Rasti i tij u bë publik nga emisioni “Fiks Fare” që tregon se si 27-vjeçari bënte pazar me gazetarët duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. Ai shprehej se e kishte gruan 5 muajshe shtatzënë dhe ishte i gatshëm që të merrte shumën e majme ndërsa pala që do e paguante mund të shkonte në çdo vizitë mjekësore.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qafkuq: 10/02/2023 13:04

    E paske te pimen te keqe shoku,mire qe nuk ke shitur grun,se do ngelshe pa leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?