Mjeku Petrit Gjorgji

Lihet i lirë i riu që dhunoi mjekun në QSUT dhe shpreh pendesë: Po më rrihte gjyshin

22 Shkurt 2021, 13:26| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 13:49

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj të riut, Leonard Berishen i akuzuar se dhunoi një mjek të QSUT-së.

Berisha ka shprehur pendese para gjykatës dhe pretendoi se mjeku po i rrihte gjyshin.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku 24-vjeçari goditi për shkak të detyrës mjekun Petrit Gjorgji.

QSUT dënoi rastin e rëndë ku tha se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe se mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?