Ligji për zonat e Mbrojtura në Kuvend, Zhupa: I porositur! Do të ndërtohet në Divjakë-Karavasta e zona të tjera

20 Shkurt, 13:46| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:10

  • Share

Një ligj me porosi e konsideroi deputetja Ina Zhupa ligjin për zonat e Mbrojtura i cili kaloi në komisionin përgjegjës të Veprimtarisë Prodhuese dhe bëhet gati për t’u votuar të enjten në Kuvend.

Zhupa tha se qëllimi i këtij ligji duket me shembullin konkret të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, që sipas deputetes së opozitës do të ndërtohet në zonën e mbrojtur që sot nuk lejohet.

‘Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia!’- tha Zhupa.

Deklarat e plotë

Me investigimin e gazetarit Artan Rama, ra edhe fasada që mbulonte ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura, që Partia Demokratike e ka kundërshtuar që ditën e parë.

Një ligj qartësisht me porosi, sic e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.

Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkri për vendin do të shuhet me këtë projekt.

Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.

Të dashur qytetar, Rama e trajton Shqipërinë si plackë që mund ta ndajë në copa për klientët “ duke ngrënë qofte te Veranda”! Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore.


Lajmi kryesor:

Ndërtim në Karavasta? Zhupa: Skandal! Braçe: Totalisht mashtrim


M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 20/02/2024 14:30

    ne zonayt e mbrojtura nuk mund te ndertosh asnje kioske...edi rama po shkatarron kulturen shqiptare..

    Përgjigju
    • Besi: 20/02/2024 16:10

      kiosk pa leje nuk mund te ndertosh as ne zonat urbane po ku di gje lejleku zhupa nga aktet per zhvillimin e integruar te territorit ne perputhje me direktivat e BE

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?