Ligji për territorin, Bardhi në komision: Legalizim falas për oligarkët, burg për qytetarët! Shtyhet votimi

16 Prill, 14:30| Përditesimi: 16 Prill, 20:05

  • Share

Edhe pse i votuar në parim me votat e mazhorancës, votimi nen për nen dhe në tërësi i ligjit për planifikimin e territorit u shty në pritje të propozimeve të opozitës.

Opozita akuzoi për klientelizëm, ndërsa tha se me ndryshimet ligjore përfitojnë vetëm oligarkët dhe investitorët strategjikë.

“Ne jemi kundër projektligjit. Dy gjëra ka thelbësore, e para i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe vendos pabarazinë një qytetari dhe një investitori strategjik. Projektligji i ardhur nga qeveria përshpejton procedurat e pajisjes me leje të investimeve strategjike.  Për qytetarët e kategorisë së dytë, Secili inspektorat paraqitet te dera për mospajisje me leje. Ndërsa për ato kulla apo investime në qendër të Tiranës, ku secili i këtyre oligarkëve gëzon të drejtën për të shtuar kate jo thjesht nuk zbatohet ligji por në shkelje flagrante të kritereve me firme të Edi Ramës i jepen kate mbi asaj që i lejon ligji. Duke i trajtuar edhe një herë me favore secilin prej tyre. I shmangen përgjegjësisë penale” tha Bardhi.

"Është një projektligji që e shkatërron territorin. Një ligj regresiv që më vjen keq se si mund të votohet, të paktën nga ju që s’keni fituar ndonjëherë ndonjë kullë por ju përdorin vetëm për votën" u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

Për mazhorancën ligji rregullon edhe shqetësimet e çdo qytetari që kërkon ndërtime të vogla në banesa, por shprehen të hapur për propozime. Madje deputeti Koçi ndaj të njëjtin mendim për oligarkët.

"Po nuk u vunë përballë oligarkët në këtë vend nuk do të bëhet kurrë drejtësi.  Shqetësimet për realitetin urbanistik në Shqipëri janë të rëndësishme. Edhe ne si grup kemi ngritur shqetësimet në lidhje me vështirësitë që ka njeriu i thjeshtë për rregullimin e një çatie apo muri rrethues. Projektligji që ka ardhur i krijon këtë lehtësitë” tha Koçi.

Në projektligjin për planifikimin e territorit qeveria propozon vendosjen e procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e aplikimeve, si dhe rastet kur mund të aplikohet kjo procedurë në praktikë. Gjithashtu synohet një saktësim i klasifikimit të dokumenteve të planifikimit të territorit në nivel qendror, ku, krahas dokumenteve ekzistuese shtohen edhe Plani Kombëtar i Hapësirës Detare, për të gjithë hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë dhe planet e detajuara qendrore.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?