Sali Berisha

Ligji për spiunët, ish-kreu i të Përndjekurve Politike publikon dosjen e 2 ministrave të Berishës: Ja pse s’do që të hapen dosjet

24 Tetor 2022, 11:57| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 12:21

  • Share

Miratimi i ligjit që largon bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të Shtetit nga Politika ka nisur një proces pastrimi në radhët e Partisë Demokratike.

Ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika nëj një poërsim në rrjetet sociale ka publikuar dy dokumente të Sigurimit të Shtetit, ku thekson se dy ministra të qeverisë së parë të PD-së në vitin 1992, kanë pasur dosje të Sigurimit dhe janë shantazhuar nga Sali Berisha. 

‘Sa për të kuptuar përdorimin politik të dosjeve të Sigurimit nga Berisha!  Këto janë dy dëshmi, njëra në hetuesi e Genc Rulit për Gjergj Peçin i dënuar për agjitacion e propagandë dhe tjetra në gjykatë e Abdyl Xhaja për Trifon Xhagjikën, poet i pushkatuar politik .

Që të dy kanë marrë certifikatën e "pastërtisë" nga komisioni "Mezini".

Të dy deputetë dhe ministra të PD -së. Por nuk janë vetëm këta duroni edhe pak se do shikoni thagma!

Ja pse janë kundër hapjes së dosjeve, jo vetëm se nuk duan të dekonspirojnë spiunët por se nuk duan tu zbulohet manipulimi dhe përdorimi politik i tyre .

Masakra që kanë bërë në shpinë të të përndjekurve politikë duke i detyruar të votojnë për ta! Se na hapën barkun ca të përndjekur politikë duke mbrojtur spiunët!’- shkruan Çika.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota pro dhe 1 abstenim ligjin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ku u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që u vu re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në sallë.

Kujtojmë se Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • i perndjekuri: 24/10/2022 17:09

    Te lumte o zoti Nebil me kete denoncim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?